Greqia në ‘festë’, mediat greke: Ministri grek ia bëri ‘tetë me dy’ ministrit turk në Turqi!

Greqia në ‘festë’, mediat greke: Ministri grek ia bëri ‘tetë me dy’ ministrit turk në Turqi!

Konferenca e përbashkët mes ministrave të jashtëm të Turqisë dhe Greqisë në Ankara u shoqërua me mjaft tension mes Dendias dhe Çavusoglu, ku ndër të tjera ky i fundit iu drejtua homologut me fjalët “si guxon ti..?”, por një gjë e tillë është pritur me entuziazëm ne Athinë.

Mediat greke raportojnë se kreu i qeverisë Mitsotakis ka takuar fill pas vizitës vartësin e tij Dendias duke e përgëzuar për qendrimin në Ankara. Mësohet se Mitsotakis i ka thënë atij se u përball me një situatë të vështirë në Ankara, të cilën e tejkaloi me shumë sukses.