Irani nuk ndalet, jep paralajmërimin e fuqishëm

Irani nuk ndalet, jep paralajmërimin e fuqishëm

Irani tha të shtunën se ka nisur testet mekanike të një centrifuge të re të avancuar, edhe pse fuqitë botërore, që janë nënshkruese të marrëveshjes b ërthamore të vitit 2015 me Iranin, po tentojnë që t’i rikthejnë Shtetet e Bashkuara në këtë marrëveshje.

Irani tha se centrifuga IR-9 u vu në funksion dhe e njëjta do të ketë aftësinë për të ndarë izotopet e uraniumit më shpejt sesa centrifugat aktuale që ka Teherani zyrtar, gjë që do të bënte që pasurimi i uraniumit të bëhet më shpejt. Ky njoftim i Iranit u bë në Ditën B ërthamore. Centrifuga IR-9 besohet se është 50 herë më e shpejt sesa centrifuga iraniane IR-1.