Japonia, Franca dhe Amerika bashkojnë forcat: “Sëbashku kundër Kinës!”

Japonia, Franca dhe Amerika bashkojnë forcat: “Sëbashku kundër Kinës!”

Forcat e Mbrojtjes Tokësore të Japonisë (GSDF) do të zhvillojnë një stërvitje të përbashkët të përmasave të mëdha me Francën dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) kundër aktiviteteve këcrënuese të Kinës.

Ministri i Mbrojtjes i Japonisë, Kishi Nobuo në konferencën për shtyp tha se stërvitja e përbashkët me Francën dhe ShBA-në do të zhvillohet midis datave 11 dhe 17 maj në Kyushu, që ndodhet në jugperëndim të vendit.