Kim Jong Un paralajmëron popullin: “Do të vuajmë nga uria!”

Kim Jong Un paralajmëron popullin: “Do të vuajmë nga uria!”

Udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong-un i ka bërë thirrje qytetarëve të përgatiten për një krizë të vështirë, pas paralajmërimeve nga grupet e të drejtave që vendi po përballet me mungesa të ushqimit dhe paqëndrueshmërisë ekonomike.

Ai madje e ka krahasuar me krizën që gjunjëzoi vendin në vitet ’90. Në atë periudhë humbën jetën 3 milion persona. Korea e Veriut po përballet me një krizë që vjen nga shumë anë: nga sanksionet ndërkombëtare për programin e saj b ërthamor, ka mbyllur kufijtë për shkak të pandemisë; dhe shkëmbimet tregtare me Kinën janë bllokuar.