Koha e tensioneve, Joe Biden telefonon Putinin për Ukrainën

Koha e tensioneve, Joe Biden telefonon Putinin për Ukrainën

Presidenti Biden theksoi angazhimin e palëkundur të Shteteve të Bashkuara për sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës gjatë një telefonate sot me Presidentin e Rusisë Vladimir Putin.

Shtëpia e Bardhë tha në një deklaratë se Presidenti Biden shprehu s hqetësimet amerikane në lidhje me shtimin e papritur të forcave ushtarake ruse në gadishullin ukrainas të Krimesë të aneksuar nga Rusia si dhe në kufijtë me Ukrainën. Ai i bëri thirrje Rusisë të ulë te nsionet.