Kryediplomati saudit: “Normalizimi me Izraelin do të ishte në dobi të rajonit!”

Kryediplomati saudit: “Normalizimi me Izraelin do të ishte në dobi të rajonit!”

Ministri i Punëve të Jashtme të Arabisë Saudite, Faisal bin Farhan, tha se normalizimi i marrëdhënieve me Izraelin do të ishte në dobi ekonomike, sociale dhe të sigurisë për të gjithë rajonin, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministri Saudit Bin Farhan në një intervistë për CNN tha se ai nuk e di nëse një marrëveshje do të arrihet së shpejti midis dy vendeve, por u shpreh se beson që normalizimi i pozitës së Izraelit në rajon do të sillte përfitim të madh për rajonin.

“Normalizimi do të ishte në përfitim ekonomik, shoqëror dhe të sigurisë për të gjithë rajonin”, u shpreh Bin Farhan.