Turqia i dërgon mesazhin e fuqishëm Italisë, pasi kryeministri italian e quajti Erdoganin diktator

Turqia i dërgon mesazhin e fuqishëm Italisë, pasi kryeministri italian e quajti Erdoganin diktator

Turqia i dën0i komentet e bëra nga kryeministri i Italisë, i cili e krahasoi presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan, me një diktat0r dhe e kritikoi trajtimin që i është bërë presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, gjatë vizitës në Turqi, këtë javë.

Von der Leyen dhe shefi i Këshillit Evropian, Charles Michel, u takuan me Erdoganin më 6 prill. Mysafirët u çuan në një dhomë të madhe për bisedime, por atje ishin vendosur vetëm dy karrige për tre udhëheqësit. Atje u ulën dy burrat, ndërsa von der Leyen u ul në një divan të madh, larg homologëve të saj meshkuj.