Kryeministri izraelit, Netanyahu: “Lufta kundër Iranit është një detyrë!”

Kryeministri izraelit, Netanyahu: “Lufta kundër Iranit është një detyrë!”

Lutfa kundër Iranit dhe metastazave të tij është një detyrë, pasi një situatë, ashtu siç është sot nuk mund të jetë domosdoshmërisht nesër, deklaroi kryeministri izraelit, Benyamin Netanyahu.

Netanyahu komentoi pas asaj që ndodhi në uzinën e pasurimit të u raniumit në Natanz, në Iran, dhe që disa media ia kanë atribuar shërbimeve sekrete Mossad.

“Ne jemi sigurisht një fuqi rajonale ,por në një farë mënyre edhe globale”, shtoi Netanyahu i cili foli me shefat e sigurisë gjatë një takimi për Ditën e Pavarësisë.