LAJMI FUNDIT / Amerika sot pritet t’i vendosë sanksione Rusisë

LAJMI FUNDIT / Amerika sot pritet t’i vendosë sanksione Rusisë

Shtetet e Bashkuara të enjten do t’i vendosin saksione Rusisë për ndërhyrjen e pretenduar në zgjedhjet presidenciale dhe aktivitetet dashakeqëse kibernetike, thanë personat e afërt me këtë çështje.

Në bazë të saksioneve, si pjesë e të cilave do të futen në listën e zezë 30 entitete, do të ketë edhe urdhra për dëbimin e rreth dhjetë zyrtarëve nga Shtetet e Bashkuara, tha njëri nga burimet.

Pritet që ShBA-ja gjithashtu të vendosë masa të reja a gresive që e kanë për cak borxhin publik përmes kufizimeve ndaj aftësisë së institucioneve financiare amerikane për të tregtuar një borxh të tillë, sipas një burimi tjetër.