LAJMI FUNDIT / Joe Biden telefonon Erdoganin, ja çfarë biseduan

LAJMI FUNDIT / Joe Biden telefonon Erdoganin, ja çfarë biseduan

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, zhvilloi një bisedë telefonike me presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan, komunikimi i parë i drejtpërdrejtë ky mes liderëve të dy vendeve aleate të NATO-s, raportet e të cilave janë ftohur shumë.

Telefonata e shumëpritur ndodhi më shumë se tre muaj pas inaugurimit të Bidenit në pozitën e presidentit të SHBA-së, një sinjal ky se ai nuk do të ndjekë të njëjtin kurs ndaj udhëheqësit turk, si paraardhësi i tij, Donald Trump.