LAJMI FUNDIT / Motori raketor i Turqisë thyen rekord botëror

LAJMI FUNDIT / Motori raketor i Turqisë thyen rekord botëror

Motori i parë i r aketave me rreze të mesme të Turqisë ka thyer rekord botëror duke arritur 1,342 newton të fuqisë shtytëse me diametrin e saj 240 milimetër (9,5 inç), tha ministri turk i Industrisë dhe Teknologjisë, Mustafa Varank, transmeton Anadolu Agency (AA).

Motori i TEI-TJ300, i zhvilluar nga TUSAS Engine Industries (TEI) me mbështetjen e Këshillit Kërkimor Shkencor dhe Teknologjik të Turqisë (Tubitak) do të mund të përdoret në sistemet e mbrojtjes ajrore, detare dhe tokësore, shkroi Varank në Twitter.