LAJMI MADH / Luftanija amerikane zbarkon në portin shqiptar, bëhen gati forcat e mëdha

LAJMI MADH / Luftanija amerikane zbarkon në portin shqiptar, bëhen gati forcat e mëdha

Stërvitja “Defender21″, më e madhja në Ballkanin Perëndimor nis zyrtarisht ditën e sotme. Ambasadorja amerikane Yuri Kim, në një postim në Twitter ka publikuar foto momenti kur anija “USNS Bob Hope” arrin në Durrës.

Kjo anije, shkruan diplomatja amerikane, mban më shumë se 800 pajisje të cilat do të përdoren gjatë stërvitjeve. Dy anije të tjera me pajisje pritet që të vijnë në Shqipëri.

Stërvitja “Defender21″ do të shtrihet në disa vende të Ballkanit dhe të Detit të Zi. Në të do të marrin pjesë mbi 17 mijë trupa amerikane dhe 14 mijë të tjera nga 26 vende anëtare të NATO-s, që do të vënë në dispozicion të stërvitjes edhe mjete ushtarake.