Lideri nacionalist maqedonas, Mickoski: “Koha që opozita shqiptare të jetë në pushtet!”

Lideri nacionalist maqedonas, Mickoski: “Koha që opozita shqiptare të jetë në pushtet!”

Lideri i opozitares VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski, edhe më tej insiston që të mbahet regjistrimi, i anuluar për në shtator të këtij viti, me kërkesë të partisë së tij të ketë ndarje të qartë në mes popullatës rezidente në Maqedoninë e Veriut dhe të shpërngulurve, sepse siç thotë – “nuk është e njejtë nëse buxheti shtetëror do të ndahet në mes qytetarëve në vend ose së bashku me ata që jetojnë jashtë”.

Në rast të zgjedhjeve, Mickoski konsideron se është koha që partitë opozitare në bllokun politik shqiptar të kenë shansin të udhëheqin me institucionet shtetërore. Përqindjet e përfaqësimit të bashkësive në Maqedoninë e Veriut janë punë e kryer, njësoj si Marrëveshja e Ohrit dhe të drejtat e fituara, theksoi Mickoski në intervistë për Tv Klan Maqedoni.