Lulzim Basha: “Votat u blenë nga Rama, beteja sapo ka filluar!

Lulzim Basha: “Votat u blenë nga Rama, beteja sapo ka filluar!

Kreu i PD-së në Shqipëri, Lulzim Basha në një deklaratë për mediat nga oborri i Partisë Demokratike deklaroi se Edi Rama ka blerë votat.

‘Miliona euro të hedhura në këtë blerje industriale të votave. Edi Rama ka bashkëpunuar dhe bashkëpunon me njerëz si Tom Doshin’, tha ndër të tjera Basha.

Për kryedemokratin, këto zgjedhje nuk kishin asnjë lidhje me demokracinë duke akuzuar se votat janë v jedhur nga Rama e për të justifikuar humbjen e tij, ka renditur disa arsye.