Maqedonia e Veriut i del në krah Ukrainës: “Jemi me ju kundër Rusisë!”

Maqedonia e Veriut i del në krah Ukrainës: “Jemi me ju kundër Rusisë!”

Ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani me rastin e 26 vjetorit nga vendosja e raporteve diplomatike midis dy shteteve, realizoi bisedë telefonike me kolegun e tij ukrainas, ministrin e Punëve të Jashtme, Dmytro Kuleba.

Të dy ministrat u pajtuan se Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Ukraina ndajnë vizion të përbashkët për Evropë stabile, të bashkuar dhe prosperuese..

Njëherit, u bisedua edhe për gjendjen aktuale në Ukrainën lindore, me çka Ministri Osmani e riafirmoi mbështetjen e qartë dhe të paluhatshme të integritetit territorial të Ukrainës, duke bërë me dije se Maqedonia e Veriut përkrahë zbatimin e plotë të Marrëveshjeve në Minsk, në pajtim me përpjekjet e Kontakt grupit trilateral dhe procesin politik të Formatit Normandik në bazë të parimeve dhe angazhimeve të OSBE-së.