Media sllovene: “Opozita do të ketë fitore bindëse në Shqipëri!”

Media sllovene: “Opozita do të ketë fitore bindëse në Shqipëri!”

Media kryesore sllovene, Demokracija shkruan se opozita do t’i fitojë bindshëm zgjedhjet e përgjithshme parlamentare në Shqipëri, transmeton Gazeta Express. Zgjedhjet parlamentare do të mbahen në Shqipëri të dielën (25 prill).

Zgjedhjet do të jenë shumë të t ensionuara, jo vetëm për shkak të krizës së thellë ekonomike dhe pandemisë, por edhe për shkak të qeverisjes 8 vjeçare të Kryeministrit autokratik Edi Rama, partia e të cilit, PS kontrollon vendin në të gjitha nivelet – nga qeveria dhe parlamenti deri ne nivelin e bashkive, zbatimin e ligjit dhe “institucionet e pavarura”, shkruan mediumi slloven.