Ministri gjerman, Heiko Maas, jep deklaraten ‘bombë’: “Dialogu Kosovë-Serbi të përfundojë me njohje!”

Ministri gjerman, Heiko Maas, jep deklaraten ‘bombë’: “Dialogu Kosovë-Serbi të përfundojë me njohje!”

Ministri i Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Heiko Maas ka nënvizuar qartë se idetë për ndryshim të kufijve në Ballkanin Perëndimor janë të rrezikshme dhe jo realiste.

Kryediplomati gjerman në një konferencë të përbashkët për medie me presidenten Vjosa Osmani, tha se dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë duhet të përfundojë me njohje reciproke, por duhet të ketë një kompromis për arritjen e marrëveshjes përfundimtare.