Ministri gjerman paralajmëron: “Ballkani nuk ka të ardhme me kufij të rinj!”

Ministri gjerman paralajmëron: “Ballkani nuk ka të ardhme me kufij të rinj!”

Ministri gjerman për Europën në Ministrinë e Jashtme gjermane, Michael Roth ka reaguar pas publikimit të një letre në të cilën flitet për Bashkimin e Kosovës me Shqipërinë dhe shkëputjen e Republika Srpskas dokument që ishte publikuar nga mediat spanjolle.

Roth përmes një postimi në Twitter shkruan se shtetet në Ballkanin Perëndimor kanë të ardhme vetëm si shoqëri multi-etnike dhe multi-religjioze.

“Shtetet në Ballkanin Perëndimor kanë të ardhme vetëm si shoqëri multi-etnike dhe multi-religjioze. Pajtimi dhe bashkëpunimi rajonal janë kyç për paqe, demokraci dhe prosperitet. Vizatimi i kufijve të ri është rrugë e rrezikshme” shkruan zyrtari gjerman.