NATO dhe SHBA fillojnë tërheqjen e ushtrisë nga Afganistani

NATO dhe SHBA fillojnë tërheqjen e ushtrisë nga Afganistani

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Organizata Veriatlantike kanë nisur tërheqjen e trupave ushtarake nga Afganistani. Më shumë se 100 ushtarë të SHBA-ve janë tërhequr së bashku me mjetet ushtarake.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka lëshuar urdhrin për të filluar tërheqjen e trupave ushtarake nga Afganistani jo më larg se me datë 1 maj, raporton CNN përcjell Klan Kosova. Zëvendëssekretarja për Shtyp e Shtëpisë së Bardhë, Karine Jean-Pierre, tha se tërheqja e plotë duhet të ndodhë deri më 11 shtator.