NATO: Do të përgjigjemi me forcë, nëse dikush na prekë gjatë tërheqjes nga Afganistani

NATO: Do të përgjigjemi me forcë, nëse dikush na prekë gjatë tërheqjes nga Afganistani

NATO njoftoi se tërheqja e forcave nga Afganistani ka filluar dhe shtoi se të gjitha masat janë marrë për të garantuar sigurinë e tyre.

“Tërheqja ka filluar. Do të jetë një proces i koordinuar dhe i menduar. Siguria e ushtarëve tanë do të jetë përparësia kryesore në çdo hap dhe ne jemi duke ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshëm për të siguruar personelin tonë,” tha një zyrtar pa emër i NATO-s, i cili nuk specifikoi numrin e ushtarëve. Sipas tij, NATO do të “përgjigjet me f orcë” ndaj çdo s ulmi të Talibanëve gjatë tërheqjes.