Ndizet situata / Anijet luftarake ruse ‘dalin për të pritur’ destrojerët amerikanë: “Bujrum!”

Ndizet situata / Anijet luftarake ruse ‘dalin për të pritur’ destrojerët amerikanë: “Bujrum!”

Marina ruse ka nisur në mënyrë të befasishme një 0peracion ushtarak në Detin e Zi, pak ditë para se aty të mbërrijnë dy anije amerikane lutfarake, një tjetër shenjë e tesnionit gjithmonë e më në rritje në rajon, pas rreshtimit të trupave ruse në kufirin me Ukrainën.

Komanda ruse e Flotës së Detit të Zi njoftoi se dy anijet kryesore që kanë asrenalin më të rëndë, “Graivoron” dhe “Vyshny Volochek”, po marrin pjesë në një stërvitje bashkë me një tjetër mjet lutfarak, “Samum”, të shoqëruar nga fregata “Admiral Makarov” dhe anija e zbulimit të minave, “Ivan Golubets”.

Në zonë pritet të mbërrijnë edhe dy destrojerë amerikanë “USS Donald Cook” dhe “USS Roosevelt”, pavarësisht paralajmërimit rus për të qëndruar sa më larg, “për të mirën e tyre”.