Ndryshon rezultati, bëhet kthesa e madhe? PS zbret në 73 mandate, PD rritet në 60

Ndryshon rezultati, bëhet kthesa e madhe? PS zbret në 73 mandate, PD rritet në 60

Procesi i numërimit të votave është duke vijuar ende në shumë qarke, ndërsa po dalin edhe rezultatet e para. Deri më tani janë numëruar 3405 kuti, ku Partia Socialiste ka 483078 vota ose e thënë ndryshe 48.8%, Partia Demokratike 388584 vota ose 39.3% dhe Lëvizja Socialiste për Integrim 67786 vota ose 6.9%.

Vlen të thuhet se diferenca mes dy poleve është 2.5%. Sipas projeksioneve Partia Socialiste ka deri më tani 73 mandate, ndërsa Partia Demokratike 60 dhe Lëvizja Socialiste për Integrim 5. Ndër të tjera, sipas të dhënave zyrtare nga KQZ, PD ka rikuperuar dy mandate në Shkodër dhe Dibër.