Në prag lufte?! / Alarmohen SHBA dhe NATO, ministri ukrainas: “Kërkojmë ndihmë karshi Moskës!”

Në prag lufte?! / Alarmohen SHBA dhe NATO, ministri ukrainas: “Kërkojmë ndihmë karshi Moskës!”

Rusia së shpejti do të ketë më shumë se 120,000 trupa në kufirin e Ukrainës, tha të martën Ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba, duke kërkuar sanksione të reja ekonomike perëndimore për të parandaluar Moskën nga “përshkallëzimi i mëtejshëm”.

Sipas tij, përqendrimi i forcave ushtarake ruse në këto moment, në kufijtë e Ukrainës, është më i madh sesa gjatë aneksimit të Krimesë.

“Trupat ruse vazhdojnë të arrijnë në afërsi të kufijve tanë në verilindje, në lindje dhe në jug. Në rreth një javë, ata pritet të arrijnë një forcë të kombinuar prej mbi 120,000 trupash” – tha Kuleba në një konferencë shtypi. Më herët, Uashingtoni dhe NATO janë alarmuar nga grumbullimi i madh i trupave ruse pranë Ukrainës dhe në Krime.