Nënshkruhet marrëveshja e madhe! / Rusia zgjat bashkëpunimin hapësinor me SHBA-në

Nënshkruhet marrëveshja e madhe! / Rusia zgjat bashkëpunimin hapësinor me SHBA-në

Rusia ka vendosur që të zgjasë bashkëpunimin hapësinor me Shtetet e Bashkuara deri në vitin 2030. Kryeministri rus, Mikhail Mishustin ka miratuar paktin tha qeveria në një deklaratë. Marrëveshja është nënshkruar në vitin 1992 dhe deri më tani është zgjatur katër herë.

Pakti vendosi bazat për bashkëpunim mes dy vendeve në projekte të mëdha në hapësirë përfshirë hulumtimet mes Agjencisë Hapësinore të SHBA-së dhe asaj ruse Roskosmos. Të dyja vendet kanë punuar bashkë në kuadër të Stacionit Ndërkombëtar të Hapësirës, transportimin e astronautëve dhe furnizimeve. BURIMI LAJMIT