Ngrihet alarmi: Anijet luftarake gjermane përdorin sistemin rus të lundrimit?!

Ngrihet alarmi: Anijet luftarake gjermane përdorin sistemin rus të lundrimit?!

Pretendohet se anijet lutfarake dhe nëndetëset gjermane përdorin sistemet e lundrimit të kompanisë ruse Transas, transmeton Anadolu Agency (AA). Sipas lajmit të gazetës “Bild am Sonntag” në anijet lutfarake dhe nëndetëset gjermane në Detin Baltik përdoren sistemet e lundrimit prodhim rus dhe se këto sisteme nuk përputhen me standardet ushtarake.

Një zyrtar nga flota gjermane ka shprehur shqetësime për të dhënat që mund të vidhen nga Rusia. Dyshohet se Gjermania përdor pajisjet e lundrimit (navigimit) të zhvilluar nga kompania ruse Transas që prej vitit 2005 e deri më tani dhe se ky sistem ka shkaktuar një mangësi serioze të sigurisë. BURIMI LAJMIT