Numërohen 90 % e votave, ja rezultatet

Numërohen 90 % e votave, ja rezultatet

Vijon ende procesi i numërimit të votave, teksa bëhet me dije se deri më tani janë numëruar 90% e kutive në rang vendi. Sipas projeksioneve, shihet që Partia Socialiste siguron 73 mandate, PD 59 mandate, LSI 5 dhe PSD 3 mandate.

Nëse vazhdohet me këtë trend Partia Socialiste shkon kështu drejt mandatit historik të tretë, gjë të cilën asnjë parti nuk e ka arritur më parë. Nga rezultatet e deri më tanishme, shihet që LSI ka një rënie drastike krahasur me 2017, por të njëjtën gjë nuk mund ta themi për Partinë Demokratike. PD rezulton se në këto zgjedhje është rritur me 13 mandate, por pavarësisht koalicionit nuk krijon dot qeveri.