Numërohen shumica e votave në rang kombëtar, partia e Edi Ramës kryeson fuqishëm

Numërohen shumica e votave në rang kombëtar, partia e Edi Ramës kryeson fuqishëm

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përditësuar të dhënat më të fundit sa i takon procesit të numërimit të votave në të gjithë vendin. Mësohet se në rang vendi janë numëruar 1543 kuti nga 5199 në total.

PS kryeson me 49.67% të votave, PD 38.58% të votave, LSI 7.13%, dhe pjesa tjetër e partive kanë një përqindje pothuajse inekzistente votash, me përjashtim të PSD-së.