Nxehet situata, tensionet arrijnë kulmin mes Turqisë dhe Greqisë në Egje

Nxehet situata, tensionet arrijnë kulmin mes Turqisë dhe Greqisë në Egje

Në brigjet e Egjeut mes Turqisë dhe Greqisë janë parë pamje që të gjithë menduan për më të keqen. Mediat raportojnë momentin, ku dy anije patrullimi nga njëra anë greke, e nga ana tjetër turke, kanë kryer manovra të rrez1kshme, duke tentuar edhe të pëprlasen fizikisht.

Mediat greke kanë publikuar pamjet nga momenti ku anija turke i afrohet rojës bregdetare greke, duke kaluar vetëm pak metra larg tyre. Ndërkohë turqit pretendojnë se ky veprim u bë pasi grekët kishin kaluar në ujërat e tyre territorial.