Pas krijimit të Super Ligës Evropiane, reagon Perez: “Do e dërgojmë futbollin aty ku e ka vendin!”

Pas krijimit të Super Ligës Evropiane, reagon Perez: “Do e dërgojmë futbollin aty ku e ka vendin!”

Super Liga Evropiane tashmë ka dalë me komunikatë zyrtare ku ka konfirmuar 12 klubet pjesmarrëse në këtë garë. Pavarësisht kërcënimeve nga UEFA, FIFA, Premier League, Serie A dhe La Liga për largim nga garat evropiane, AC Milan, Arsenal , Atlético, Chelsea, Barcelona, Internazionale, Juventus, Liverpool, Manchester City, Manchester United, Real Madrid dhe Tottenham kanë vazhduar planin e tyre për formimin e ligës.

Tash, për herë të parë presidenti i Super Ligës Evropiane, Florentino Perez ka reaguar duke thënë: “Do ta ndihmojmë futbollin në secilin nivel dhe do ta dërgojmë ku e ka vendin në botë. Futbolli është i vetmi sport në botë me mbi katër miliardë fansa dhe obligimi ynë është t’i përgjigjemi dëshirave të tyre”.