Pasojat e luftës me Azerbajxhanin ndikojnë tek ai, kryeministri i Armenisë: “Jap dorëheqje!”

Pasojat e luftës me Azerbajxhanin ndikojnë tek ai, kryeministri i Armenisë: “Jap dorëheqje!”

Kryeministri i Armenisë, Nikol Pashinian ka paraqitur dorëheqjen e tij, duke i hapur rrugë mbajtjes së zgjedhjeve të reja parlamentare, pas një krize politike që u shkaktua si pasojë e lutfës me Azerbajxhanin, që u zhvillua vitin e kaluar.

“Sipas marrëveshjes me presidentin dhe forcat politike, sot kam dhënë dorëheqje në mënyrë që zgjedhjet e reja parlamentare të mbahen më 20 qershor”, tha Pashinian përmes një postimi në Facebook. Pashinian tha se deri në mbajtjen e zgjedhjeve ai do të kryejë detyrat e tij si kryeministër në detyrë dhe shtoi se planifikon që të garojë në zgjedhje.