Pentagoni jep deklaratën: “UFO-t kanë ndjekur anijet luftarake amerikane!”

Pentagoni jep deklaratën: “UFO-t kanë ndjekur anijet luftarake amerikane!”

Pentagoni ka konfirmuar se videot dhe fotot e publikuara në 2019, ku dukeshin UFO-të që po ndiqnin anijet lutfarake të SHBA, në brigjet e Kalifornisë, janë të vërteta. Materiali i publikuar është marrë nga personeli i Marinës Amerikane. Imazhet tregojnë gjashtë objekte fluturuese që shfaqen mbi anijet e Marinës Amerikane.

Nga fotot një nga objektet ishte në formë piramidale, ndërsa skeptikët ende besojnë se ishin dronë ose balona. Sidoqoftë, sipas një raporti në gazetën britanike “Daily Mail”, marina amerikane megjithatë i ka regjistruar objektet si të panjohura. VIDEO