Për çfarë i bën gati Amerika? / Ushtria amerikane trajnon ushtrinë e Kosovës për përdorimin e mjeteve ushtarake

Për çfarë i bën gati Amerika? / Ushtria amerikane trajnon ushtrinë e Kosovës për përdorimin e mjeteve ushtarake

Ushtria amerikane dje ka trajnuar FSK-në në përdorimin e automjeteve të blinduara ushtarake, raporton Gazeta Express. Ambasada e ShBA-së në Prishtinë, ka njoftuar se ky trajnim përkrah FSK-në në trancizionin e saj 10 vjeçar të transformimit drejt ushtrisë.

“Dje ushtria amerikane bëri të mundshme trajnimin për vozitje dhe familjarizimin e mekanikës në Automjetin e Blinduar Ushtarak M1117. Ky trajnim mbështet tranzicionin e kujdesshëm 10-vjeçar të FSK-së. Drejtuesit e FSK-së tani do të ndërtojnë një plan trajnimi që ofron mundësi të rritura të transportit për njësitë e sigurisë”, njofton ambasada.