Për kë bëhen gati ata? Japonia planifikon stërvitjen më të madhe ushtarake në 30 vitet e fundit

Për kë bëhen gati ata? Japonia planifikon stërvitjen më të madhe ushtarake në 30 vitet e fundit

Forca Mbrojtëse Tokësore e Japonisë – GSDF tha të enjten se do të zhvillojë stërvitje mbarëkombëtare që përfshijnë të gjitha njësitë e saj për herë të parë në rreth 30 vjet “në një përpjekje për të rritur parandalimin dhe forcuar aftësitë e saj”.

Në një kohë kur pretendimi detar i Kinës është bërë një shqetësim i madh rajonal i sigurisë, stërvitjet e GSDF, duke përfshirë transportimin e furnizimeve të nevojshme dhe përmirësimin e sistemeve të komunikimit, pritet të kryhen midis shtatorit dhe nëntorit në të gjithë vendin.