Përshkallëzimi i situatës, Joe Biden: “I thashë Putinit, nëse don mund të shkojmë më tutje!”

Përshkallëzimi i situatës, Joe Biden: “I thashë Putinit, nëse don mund të shkojmë më tutje!”

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) Joe Biden e paralajmëroi Rusinë të enjten, 15 prill, se është i gatshëm të ndërmarrë veprime të mëtejshme nëse Moska vazhdon të “nd ërhyjë në demokracinë tonë”, por vazhdon ta ruajë shpresën për të përmirësuar lidhjet dypalëshe.

Paralajmërimi erdhi menjëherë pasi Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) vendosën s anksione ndaj dhjetëra individëve dhe kompanive ruse dhe dëbuan 10 diplomatë rusë për ndërhyrjen e tyre të pretenduar në zgjedhjet e fundit presidencialen në ShBA.