Premtoi dorëheqjen, tani reagon Ilir Meta: “Nuk dorehiqëm, zgjedhjet nuk u fituan në mënyrë demokratike!”

Premtoi dorëheqjen, tani reagon Ilir Meta: “Nuk dorehiqëm, zgjedhjet nuk u fituan në mënyrë demokratike!”

Presidenti Ilir Meta ka reaguar sërish në lidhje me premtimin për t’u dorëhequr nëse Partia Socialiste do të fitonte 71 mandate pas 25 prillit. Me anë të zëdhënësit të Presidencës, Tedi Blushi, Meta pretendon se zgjedhjet nuk janë fituar në mënyrë demokratike. Kjo është edhe aryseja pse ai nuk dorëhiqet.

Ai shkruan: Për të gjithë sahanlëpirësit e Bablokut: Presidenti Meta di vetëm TË MBAJË FJALËN! Presidenti Meta e ka bërë të qartë se nëse Edi Rama fiton 71 mandate në mënyrë demokratike do të japë dorëheqje. E gjithë Shqipëria e di si i ka fituar Babloku këto zgjedhje, ndaj qetësohuni: NUK KA DORËHEQJE!