Presidenti amerikan, Joe Biden: “Urime muajin e shenjtë të Ramazanit gjithë myslimanëve!”

Presidenti amerikan, Joe Biden: “Urime muajin e shenjtë të Ramazanit gjithë myslimanëve!”

Presidenti i SHBA Joe Biden të Martën u uroi myslimanëve në Amerikë dhe anembanë botës, një Ramazan shumë të lumtur, duke shprehur vendosmërinë e tij për të dalë në këmbë për të drejtat e komuniteteve myslimane në të gjithë globin.

Në një deklaratë të botuar në faqen zyrtare të Shtëpisë së Bardhë, Biden përcolli urimet më të mira nga ai dhe gruaja e tij, Jill Biden, për komunitetin mysliman në të gjithë globin kur fillon muaji i Ramazanit në SH.B.A.