Presidenti i BE-së: “Nuk jam duke fjetur mirë, që prej ngjarjes rreth ulëses në Turqi”

Presidenti i BE-së: “Nuk jam duke fjetur mirë, që prej ngjarjes rreth ulëses në Turqi”

Charles Michel i BE-së ka thënë se “nuk është duke fjetur mirë” për gafën nga e cila Ursula von der Leyen mbeti pa karrige gjatë një takimi të nivelit të lartë në Turqi.

Sipas mediave të huaja, bëhet fjalë për një ngjarje, pamjet e së cilës janë shpërndarë gjithandej, ku shihet momenti ku Michel dhe presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, u ulën në “dy vendet e para”, duke lënë von der Leyen të pyeste se ku duhet të ulej. Dhe përfundimisht, ajo u tërhoq në një divan, pak larg nga të dy burrat.