Presidenti i Ukrainës mesazh ushtrisë: “Jeni syçelë, sepse rusët mund të kthehen në çdo moment!”

Presidenti i Ukrainës mesazh ushtrisë: “Jeni syçelë, sepse rusët mund të kthehen në çdo moment!”

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy, i ka bërë thirrje ushtrisë së vendit të tij që të qëndrojë syçelë pavarësisht tërheqjes së trupave ruse nga zona kufitare, duke thënë se ato mund të kthehen në çdo moment.

“Fakti që trupat janë duke u tërhequr nuk nënkupton që ushtria nuk duhet të jetë e gatshme për gjasat që trupat të kthehen në kufijtë tanë për çdo moment”, tha Zelenskiy të martën gjatë vizitës së pozicioneve ushtarake afër Krimesë së aneksuar nga Rusia.