Presidenti maqedonas jep kërcënimin: “Ndryshimi i kufijve do të çonte në një banjë gjaku!”

Presidenti maqedonas jep kërcënimin: “Ndryshimi i kufijve do të çonte në një banjë gjaku!”

Lëvizja e kufijve në Ballkan do të çonte në një “banjë gjaku” të menjëhershme, ka thënë presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski.

Komentet e kreut të shtetit maqedonas vijnë pas publikimit të një “non-paper” së fundmi që mbron rivendosjen e kufijve të shteteve tashmë të formuara pas shpërbërjes së Jugosllavisë, shkruan Euronews.

Dokumenti i nënshkruar, i quajtur si “non-paper” në qarqet diplomatike, propozon zgjerimin e Serbisë, Kroacisë dhe Shqipërisë në dëm të Bosnjë-Hercegovinës, Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës.