Profesori amerikan: “Albin Kurti nuk duhet të bëhet si Erdogani!”

Profesori amerikan: “Albin Kurti nuk duhet të bëhet si Erdogani!”

Profesori amerikan në Universitetin Johns Hopkins, Alon Ben-Meir, njëherësh edhe njohës i çështjeve të Ballkanit Perëndimor teksa ka komentuar dramën e 2 prillit, ku Kurti këcrënonte opozitën me shkuarje në zgjedhje në rast se nuk do të kalonte Projektligji për Zgjedhjet e Përgjithshme, i ka rekomanduar kryeministrit të “mos e imitojë Erdoganin”.

Ben-Meir, ka thënë se në mënyrë që të ruhet integriteti demokratik, Kurti nuk duhet të iniciojë ultimatume ndaj opozitës.“Megjithëse partia opozitare LDK pranoi të votojë Vjosa Osmanin si presidente, do të kishte qenë shumë më e mençur nga ana e Kurtit të mos këcrënonte shkuarjen në zgjedhje të reja vetëm sepse njëra nga partitë e tjera nga opozita nuk pajtohet me mendimet e tij”, deklaroi profesori amerikan.