Putin kërcënon Amerikën duke e rrethuar Ukrainën

Putin kërcënon Amerikën duke e rrethuar Ukrainën

Rusia ka rrethuar kufirin e Ukrainës ndërsa ka këcrënuar se do të rrisë aktivitetin e operacioneve ushtarake. Shtetet e Bashkuara do të dërgojnë dy anije lutfarake në Detin e Zi javën e ardhshme në përgjigje të aktivitetit ushtarak nga ana e Vladimir Putin. Imazhet satelitore kanë zbuluar artileri në provincat e Voronezh dhe Krasnodar të cilat shtrihen në lindje të Donbass.

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha se situata në Ukrainën lindore ishte e paqëndrueshme. Putin këmbënguli se veprimet e tij janë thjesht masa mbrojtëse, por Uashingtoni tha se është ‘gjithnjë e më i s hqetësuar’ nga prania më e madhe ushtarake ruse në kufi që nga fillimi i k0nfliktit.