Putin mund të jetë në pushtet deri në vitin 2036

Putin mund të jetë në pushtet deri në vitin 2036

Presidenti rus Vladimir Putin, ditën e djeshme i dha miratimin përfundimtar legjislacionit që e lejon atë të mbajë detyrën për dy mandate shtesë gjashtë-vjeçare, duke i dhënë vetes mundësinë për të qëndruar në pushtet deri në 2036.

Udhëheqësi 68-vjeçar rus , i cili tashmë ka qenë në pushtet për më shumë se dy dekada, firmosi ditën e djeshme mbi ligjin, sipas një kopje të postuar në portalin e informacionit ligjor të qeverisë.