Rusia dhe Çekia kërcënojnë njëra-tjetrën: “Do ta merrni përgjigjen e duhur!”

Rusia dhe Çekia kërcënojnë njëra-tjetrën: “Do ta merrni përgjigjen e duhur!”

Republika Çeke dhe Federata Ruse e kanë vazhduar përplasjen e ashpër diplomatike që e nisën në fillim të kësaj jave. Çekia e paralajmëroi Rusinë se mund t’ia dëbojë rreth 60 diplomatë, nëse nuk e respekton ultimatumin e vendosur një ditë më parë për kthimin e diplomatëve të dëbuar çekë në Ambasadën Çeke në Moskë.

Në anën tjetër, Rusia tha se do të hakmerret nëse kjo ndodh dhe se Çekia do ta marrë përgjigjen e duhur. Ministri i porsazgjedhur i Punëve të Jashtme të Çekisë, Jakub Kulhanek, tha se dhjetëra pjesëtarë të stafit të Ambasadës Ruse në Pragë do të dëbohen, nëse Rusia nuk e respekton ultimatumin që mbaron të enjten në mesditë për lejimin e kthimit në ambasadë të 20 diplomatëve çekë.