Rusia jep alarmin, avioni spiun amerikan futet në kufijtë e shtetit rus

Rusia jep alarmin, avioni spiun amerikan futet në kufijtë e shtetit rus

Ushtria ruse dërgoi në qiell një aeroplan lutfarak të tipit MiG-31 për t’iu vënë pas një aeroplani spiun amerikan mbi ujërat e Oqeanit Paqësor përderisa ky i fundit po i afrohej kufirit rus, citohet të ketë thënë Flota Ruse e Paqësorit.

“Ekuipazhi i aeroplanit lutfarak rus e identifikoi cakun si aeroplan i tipit RC-135 i Forcave Ajrore të ShBA-së dhe e përcolli atë mbi ujërat e Oqeanit Paqësor”, raportoi agjencia Interfax, duke e cituar deklaratën e forcave ajrore ruse.

Aeroplani i ushtrisë ruse u kthye në bazën e vet ajrore, pasi aeroplani amerikan e ndryshoi drejtimin e fluturimit duke u larguar nga kufiri rus, raportoi Interfax, transmeton Gazeta Express.