Rusia në ‘sherr’ edhe me Republikën Çeke, reagon SHBA: “Ne qëndrojmë në krah të Çekisë!”

Rusia në ‘sherr’ edhe me Republikën Çeke, reagon SHBA: “Ne qëndrojmë në krah të Çekisë!”

Në Rusi, Agjencia Shtetërore e Lajmeve RIA njoftoi se autoritetet po dëbojnë nga vendi 20 diplomatë çekë, të cilët i kanë urdhëruar të largohen deri të hënën. Masa vjen si hak marrje ndaj vendimit të Pragës për të dëbuar disa diplomatë rusë duke akuzuar Moskën se qëndronte pas një sh përthimi në një depo municionesh të këtij vendi. Agjensia ruse e Lajmeve RIA citonte ministrinë e Jashtme ruse.

Të dielën Shtetet e Bashkuara thanë se qëndrojnë krah Republikës Çeke lidhur me vendimin për të dëbuar diplomatët rusë. “SHBA qëndron me Republikën Çeke në përgjigjen e saj të vendosur kundër veprimeve keq dashëse të Rusisë në tokën e çeke”, shkruante zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Ned Price në Twitter. BURIMI LAJMIT