Rusia përforcohet edhe më shumë, tani e shton prezencën ushtarake në Detin e Zi

Rusia përforcohet edhe më shumë, tani e shton prezencën ushtarake në Detin e Zi

Rusia dërgon lutfanije në Detin e Zi përmes Bosforit të Turqisë. Dy lutfanije ruse kaluan të shtunën nëpër Ngushticën e Bosforit në Turqi për ta vazhduar lundrimin drejt Detit të Zi, ndërsa 15 anije më të vogla tashmë e kanë kompletuar këtë lundrim në kohën kur Rusia po e përforcon praninë ushtarake ujore në atë zonë, pavarësisht thirrjeve të Ukrainës dhe Perëndimit që të mos e bëjë një gjë të tillë.

Lundrimi i lutfanijeve u bë në kohën e grumbullimit të madh të trupave ruse afër Ukrainës, që Moska e ka cilësuar thjesht si ushtrim të përkohshëm të mbrojtjes dhe vjen pas eskalimit të tesnioneve në Ukrainën lindore mes forcave qeveritare ukrainase dhe separatistëve të përkrahur nga Rusia.