Rusia tregon ‘muskujt’ pranë Ukrainës / Fillon stërvitjen e madhe ushtarake mbi 10 mijë ushtarë dhe 40 luftanije

Rusia tregon ‘muskujt’ pranë Ukrainës / Fillon stërvitjen e madhe ushtarake mbi 10 mijë ushtarë dhe 40 luftanije

Rusia tregon forcën ushtarake në kufirin jugor me Ukrainën. Trupat ruse filluan një stërvitje të madhe ushtarake nën mbikëqyrjen personale të ministrit të mbrojtjes, Sergei Shoigu.

Kjo ka nxitur shqetësim të lartë në Kiev dhe në perëndim. Ministri Shoigu fluturoi me një helikopter sipër zonës ku trupat dhe pajisjet ushtarake ishin vendosur. Ai gjithashtu kontrolloi gadishmërinë e forcave tokësore dhe detare. Agjencia e lajmeve Interfax raportoi se në stërvitje përfshihen mbi 10 mijë ushtarë dhe 40 luftanije.