Serbia dëshiron zgjidhje me Kosovën, Vuçiç: “Jemi të gatshëm të diskutojmë gjithçka”

Serbia dëshiron zgjidhje me Kosovën, Vuçiç: “Jemi të gatshëm të diskutojmë gjithçka”

Serbia është e gatshme për vazhdim të dialogut me Prishtinën dhe dëshiron të arrijë një zgjidhje kompromisi, ka thënë të premten presidenti serb Aleksandar Vuçiç, gjatë një takimi me ministrin e Jashtëm gjerman Heiko Maas në Beograd.

“Serbia nuk po kërkon arsye për të mos arritur zgjidhje”, ka deklaruar Vuçiç. Sipas tij, Beogradi nuk mendon se është mirë të kesh një k0nflikt të ngrirë sepse njëra palë gjithmonë mund ta shkrijë atë.