SHBA-Britani thirrje të fuqishme Rusisë: “Kërkojmë largimin e trupave nga kufiri me Ukrainën!”

SHBA-Britani thirrje të fuqishme Rusisë: “Kërkojmë largimin e trupave nga kufiri me Ukrainën!”

Britania e Madhe dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës “fuqishëm kundërshtojnë fushatën destabilizuese në Ukrainë” dhe i bëjnë thirrje Rusisë që të ndihmojë në uljen e tesnioneve. Kështu tha sekretari britanik i Punëve të Jashtme, Dominic Raab duke shtuar se Rusia duhet t’i përmbahet zotimeve.

“Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken dhe unë jemi pajtuar që Rusia menjëherë duhet të ndihmojë në përmirësimin e situatës dhe t’u përmbahet zotimeve që ka me Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë”, tha Raab përmes një postimi në Twitter.