SHBA dhe NATO mesazh Putinit: “Të tërheqish menjëherë ushtrinë nga kufiri me Ukrainën!”

SHBA dhe NATO mesazh Putinit: “Të tërheqish menjëherë ushtrinë nga kufiri me Ukrainën!”

Sekretari i Shtetit Antony J. Blinken bisedoi dje (e hënë) me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg përpara udhëtimit të tij në Bruksel të Belgjikës.

Në një deklaratë të Departamentit amerikan të Shtetit thuhej se Sekretari Blinken dhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Stoltenberg diskutuan rreth një sërë çështjesh, përfshirë nevojën e menjëhershme që Rusia të ndërpresë dislokimin a gresiv të trupave ushtarake të saj përgjatë kufijve të Ukrainës dhe në Krimenë e p ushtuar.

Ata diskutuan gjithashtu rreth mundësive për avancimin e paqes në Afganistan si dhe planet për samitin e ardhshëm të NATO-s.